TEDA Tirana i bashkohet Partneritetit të Parqeve Industriale BP6-BE
TEDA Tirana i është bashkuar zyrtarisht Partneritetit të Parqeve Industriale BP6-BE, një nismë e re rajonale që lidh parqet industriale dhe zonat e biznesit në Ballkanin Perëndimor me partnerë evropianë, me synimin për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet bizneseve, krijimin e mundësive për investime dhe lidhjen me rrjetet e prodhimit dhe tregtisë evropiane.
Më 30 shtator 2026, në Budva, Mali i Zi, z. Dritan Delija, CEO i TEDA Tirana, përfaqësoi TEDA Tirana në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit (MoU), duke zyrtarizuar pjesëmarrjen e TEDA Tirana në Partneritetin e Parqeve Industriale BP6-BE.
Partneriteti është një nga nismat ekonomike rajonale të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit 2026 dhe kontribuon në zbatimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM) 2025–2028.
E mbeshtetur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), kjo nismë bashkon parqe industriale dhe zona biznesi të përzgjedhura nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me organizata partnere nga Bashkimi Evropian, me synimin për të forcuar bashkëpunimin ekonomik rajonal, ndërlidhjen dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë ndërmjet bizneseve.
Partneriteti është pjesë e programit më të gjerë të aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit 2026, ku morën pjesë Presidenti i Qeverisë së Malit të Zi, Milojko Spajić, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Z. Nik Gjeloshaj, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë, Z. Delina Ibrahimaj, si dhe përfaqësues të Komisionit Europian, RCC-së, UNDP-së, CEFTA-s dhe organizatave të tjera rajonale e europiane.
Nisma synon të forcojë lidhjet e drejtpërdrejta ndërmjet bizneseve, zhvillimin e furnitorëve dhe mundësitë për investime, duke mbështetur njëkohësisht kompanitë nga Ballkani Perëndimor në forcimin e lidhjeve me kompanitë dhe tregjet evropiane. Partneriteti krijon gjithashtu mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet parqeve industriale në rajon dhe në Bashkimin Evropian.
TEDA Tirana është i vetmi park industrial dhe zonë e zhvillimit teknologjik dhe ekonomik nga Shqipëria e përfaqësuar në Partneritetin e Parqeve Industriale BP6-BE, duke përfaqësuar drejtpërdrejt Shqipërinë në këtë rrjet rajonal të parqeve industriale dhe organizatave partnere evropiane. Përmes pjesëmarrjes së saj, TEDA Tirana kontribuon në shkëmbimin rajonal të përvojave dhe krijon mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet bizneseve shqiptare dhe evropiane, si dhe ndërmjet ekosistemeve industriale.
Për TEDA Tirana, pjesëmarrja në këtë partneritet krijon mundësi të reja për forcimin e marrëdhënieve institucionale dhe të biznesit me parqet industriale evropiane, shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave të mira, identifikimin e mundësive të reja për biznes dhe investime, si dhe identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i partneritetit është zhvillimi gradual i modeleve të Parqeve Eko-Industriale (EIP). Bashkëpunimi në këtë fushë do të përqendrohet në tema si përdorimi efikas i burimeve, ekonomia qarkulluese, energjia më e pastër dhe infrastruktura industriale më e qëndrueshme. Për TEDA Tirana, kjo përbën një mundësi për të përfituar nga përvoja evropiane dhe për të shqyrtuar praktika që mund të mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.
Ceremonia e nënshkrimit u organizua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Dhoma Ekonomike e Malit të Zi, me mbështetjen e Komisionit Evropian. Ajo u zhvillua në kuadër të Konferencës Ekonomike Mali i Zi 2026, në prag të takimit të ministrave të ekonomisë të Procesit të Berlinit.
Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve rajonale dhe evropiane, përfshirë z. Amer Kapetanović, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, z. Ernad Suljević, Ministër i Zhvillimit Rajonal dhe Investimeve i Malit të Zi, dhe z. Bernard Brunet, Shef i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi.
Partneriteti i Parqeve Industriale BP6-BE bashkon shtatë parqe industriale dhe zona biznesi nga Ballkani Perëndimor me gjashtë organizata partnere evropiane, duke krijuar një platformë praktike për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe shkëmbim njohurish.
Me anëtarësimin në këtë partneritet, TEDA Tirana forcon lidhjet e saj me rrjetet industriale rajonale dhe evropiane dhe krijon një kanal të ri për shkëmbimin e njohurive, bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe zhvillimin e mundësive të përbashkëta. Ky bashkëpunim vjen në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të TEDA Tirana, ndërsa zona përgatitet të mirëpresë kompani dhe investime të reja dhe të forcojë më tej rolin e sajsi një platformë për zhvillimin teknologjik, ekonomik dhe industrial në Shqipëri.






