Infrastruktura

Çfarë përfshin çdo parcelë

Mos e fillo nga zero, fillo me TEDA Tirana

Çdo parcelë në TEDA Tirana vjen me një bazë të plotë infrastrukturore, e gatshme për zhvillim të menjëhershëm:

Energjia

Furnizim i qëndrueshëm me energji dhe pika lidhjeje të gatshme për zhvillim të menjëhershëm.

Internet me fibër optike

Lidhje e shpejtë dhe e besueshme digjitale për operacione moderne industriale dhe teknologjike.

Ujë & kanalizime

Infrastrukturë e integruar për furnizim dhe menaxhim efikas të shërbimeve bazë.

Rrugë të brendshme & akses transporti

Rrjet rrugor i organizuar që siguron qasje të lehtë brenda zonës dhe lidhje me korridoret kryesore.

Kufij të përcaktuar të parcelës

Parcela të ndara qartë dhe të gatshme për zhvillim sipas planeve të investitorit.

Siguri 24/7

Monitorim dhe kontroll i vazhdueshëm i zonës për të garantuar sigurinë e investimeve dhe operacioneve.

Pika lidhjeje për zhvillim

Infrastruktura është e sjellë deri në kufi, duke reduktuar kohën e nisjes së ndërtimit.

Fleksibilitet ndërtimi

Investitori projekton dhe ndërton objektet sipas kërkesave të aktivitetit të tij.

Integrim me masterplanin & logjistikën

Çdo parcelë është pjesë e një masterplani të strukturuar për efikasitet operacional dhe lidhje rajonale.

Shërbimet

Shërbime të plota mbështetëse

Përtej infrastrukturës, TEDA ofron një gamë të gjerë shërbimesh për të mbështetur funksionimin dhe zhvillimin e biznesit tuaj.

One-Stop-Shop

Një pikë e vetme kontakti për të gjitha procedurat administrative, lejet dhe licencat – përfshirë miratimin e projekteve, lejet e ndërtimit dhe dokumentacionin doganor.

Ndërmjetësim

Bashkëpunim me universitete, kompani, agjenci rekrutimi, si dhe konsulentë ligjorë dhe financiarë.

Shërbime mjedisore

Menaxhim i mbetjeve, programe riciklimi dhe mbështetje për përmbushjen e kërkesave dhe standardeve mjedisore.

Mbështetje pas investimit (After-care)

Asistencë për çështjet tatimore, pajisjen me viza dhe leje pune, si dhe koordinim me institucionet shtetërore.