Dritan Delija

Dritan Delija

Drejtor Ekzekutiv i TEDA Tirana

Dritan Delija është Drejtor Ekzekutiv i TEDA Tirana me mbi 20 vite përvojë në drejtim dhe udhëheqje.

Dritan Delija është Drejtor Ekzekutiv i TEDA Tirana, me mbi 20 vite përvojë në administratën publike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe menaxhimin e institucioneve strategjike.

Ai ka kryer studimet në Tiranë dhe më pas në Bologna të Italisë, duke u specializuar në Interpretim, Marrëdhënie Publike dhe Institucionale, si dhe në Drejtësi.

Karrierën e tij profesionale e nisi si lektor i jashtëm në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Më pas ka shërbyer për shumë vite në Kuvendin e Shqipërisë, në Drejtorinë e Marrëdhënieve Multilaterale.

Për gati 12 vite ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ku ka luajtur një rol kyç në organizimin e eventeve dhe aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare në Shqipëri.

Që nga viti 2018, ai ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Diasporës, duke kontribuar ndjeshëm në forcimin e lidhjeve institucionale dhe ekonomike me diasporën shqiptare në mbarë botën.

Si CEO i TEDA Tirana, ai po udhëheq zhvillimin e zonës si një platformë moderne për investime, industri, teknologji dhe inovacion, duke e pozicionuar Shqipërinë si një destinacion atraktiv për investitorët ndërkombëtarë dhe për rritje të qëndrueshme ekonomike.