SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

Punonjës ME KONTRATË

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Vendimit Nr. 54 datë 30.05.2024, “Për krijimin e Shoqërisë “TEDA Tiranë” sh.p.k., si person juridik në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe miratimin e Akteve të Themelimit”, “TEDA Tiranë” sh.p.k. shpall procedurat e konkurrimit për vendet e lira:

Ekspert për IT

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të jenë shtetas shqiptar;
  2. Të kenë kryer studimet në nivelin e diplomës master shkencor në fushën e teknologjisë së informacionit;
  3. Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
  4. Të mos jenë të dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
  5. Të kenë njohuri të avancuar në gjuhët e programimit kompjuterikë.
  6. Të kenë njohuri në administrimin e sistemeve IT, mirëmbajtjen e faqeve web dhe infrastrukturës teknologjike.
  7. Preferohet të kenë njohuri të një gjuhe të huaj kryesore ndërkombëtare.

Dokumentacioni, Mënyra dhe Afati i Dorëzimit:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Curriculum Vitae
  3. Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  4. Çertifikatë e përbërjes familjare;
  5. Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
  6. Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
  7. Fotokopje e librezës së punës;
  8. Motivi i largimit nga puna e fundit (nëse është i punësuar ose ka qenë i punësuar);
  9. Vërtetim mjekësor i aftësisë për punë;
  10. Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;
  11. Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).

Pozicioni për të cilin dëshironi të aplikoni do të shpallet në faqen zyrtare të TEDA Tirana, në portalin e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, përmes platformës e-albania, në sportelet e Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët ndodhur në rrugën e Kavajës, Godina 205, Njësia Administrative, Njësia Bashkiake nr.7 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të taksave Vendore, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, si dhe do të njoftohen për datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë në adresën e “TEDA Tiranë” sh.p.k.: Rruga “Ndre Mjeda”, Kompleksi Kontakt, Objekti Lyra 1, Njësia e Shërbimit 2014, brenda datës 24 / 07 / 2026.

Kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (info@teda.al).

Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen paraprakisht në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me, njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Data e Daljes së Rezultateve të Konkurrimit dhe Mënyra e Komunikimit:

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, “TEDA Tiranë” sh.p.k. do të shpallë fituesin në portalin e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), në faqen zyrtare të TEDA Tiranë, si dhe në stendat e informimit të publikut, pranë Bashkisë Tiranë.

Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore në formë zyrtare nëpërmjet shkresës zyrtare në adresën e “TEDA Tiranë” sh.p.k.: Rruga “Ndre Mjeda”, Kompleksi Kontakt, Objekti Lyra 1, Njësia e Shërbimit 2014, apo në postën elektronike zyrtare të “TEDA Tiranë” sh.p.k.: info@teda.al.

Afati i ankimimit është 3 ditë nga data e shpalljes së fituesit.

Shkarko-Dokumentin