TEDA TIRANË SH.P.K.

SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE

Punonjës ME KONTRATË

Në mbështetje të Ligjit Nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Vendimit Nr. 54 datë 30.05.2024, “Për krijimin e Shoqërisë “TEDA Tiranë” sh.p.k., si person juridik në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe miratimin e Akteve të Themelimit”, “TEDA Tiranë” sh.p.k. shpall procedurat e konkurrimit për vendet e lira:

  • Specialist Jurist
  1. Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
  1. Të jenë shtetas shqiptar;
  2. Të kenë kryer studimet në nivelin e diplomës master shkencor në fushën e drejtësisë;
  3. Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, të aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
  4. Të mos jenë të dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
  5. Të kenë njohuri mbi hartimin e akteve administrative dhe materialeve me karakter juridik.
  6. Preferohet të kenë njohuri mbi administratën publike.
  7. Preferohet të kenë njohuri të një gjuhe të huaj kryesore ndërkombëtare.
  1. Dokumentacioni, Mënyra dhe Afati i Dorëzimit:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Curriculum Vitae
  3. Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  4. Çertifikatë e përbërjes familjare;
  5. Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
  6. Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
  7. Fotokopje e librezës së punës;
  8. Motivacioni i largimit nga puna e fundit (nëse është i punësuar ose ka qenë i punësuar);
  9. Raport mjeko-ligjor;
  10. Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;
  11. Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).

Pozicioni për të cilin dëshironi të aplikoni do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të TEDA Tirana, në portalin e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, përmes platformës e-albania, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë në adresën e “TEDA Tiranë” sh.p.k.: Rruga “Ndre Mjeda”, Kompleksi Kontakt, Objekti Lyra 1, Njësia e Shërbimit 2014, apo në sportelet e Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët ndodhur në rrugën e Kavajës, Godina 205, Njësia Administrative, Njësia Bashkiake nr.7 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të taksave Vendore brënda datës 29 / 04 / 2026.

Kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme, do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (info@teda.al).

  1. Mënyra e Vlerësimit të Kandidatëve:

Kandidatët do të vlerësohen paraprakisht në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me, njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

  1. Data e Daljes së Rezultateve të Konkurrimit dhe Mënyra e Komunikimit:

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të “TEDA Tiranë” sh.p.k. do të shpallë fituesit portalin e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, në stendat e informimit të publikut, pranë Bashkisë Tiranë.

Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Tiranë.

Afati i ankimimit është 3 ditë nga data e shpalljes së fituesit.