THIRRJE PËR BASHKËPUNIM – Video Editor i Jashtëm
Pozicioni: Video Editor (bashkëpunim i përkohshëm)
Vendndodhja: Tiranë (me mundësi bashkëpunimi në distancë)
Detyrat kryesore:
- Konceptimi dhe montimi i videove prezantuese institucionale (1-3 minuta), me fokus në inovacionin, teknologjinë.
- Përgatitja e versioneve të shkurtuara për rrjete sociale.
- Përshtatja e materialeve video në formatet e nevojshme për përdorim në ekran të madh (LED).
- Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e komunikimit dhe drejtuesit e projektit për të reflektuar mesazhin dhe imazhin e duhur.
Kriteret që duhet të plotësojë kandidati i përshtatshëm:
- Të ketë eksperiencë të dëshmuar në montazh video, preferohet në kontekste institucionale, evente ose fushata promovuese.
- Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e Adobe Premiere Pro, After Effects.
- Aftësi të mira kreative dhe për të transformuar mesazhe strategjike në materiale vizuale tërheqëse dhe efektive.
- Aftësi për të respektuar afatet dhe për të punuar në mënyrë të pavarur, por edhe në bashkëpunim me ekipin.
Si të aplikoni:
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë brenda datës 5.06.2025
- CV-në profesionale
- Portofol me 2-3 punime të mëparshme të ngjashme (link)
Dokumentet të dërgohen në adresën: teda.tirana@tirana.al
Subjekti i emailit: Aplikim për Video Editor
Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë ose diskutim të mëtejshëm.
