Shoqëria “TEDA Tiranë” sh.p.k., në mbështetje të nenit 7 pika 1/b, të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, të VKM-së Nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin dhe bashkëprodhimin e programeve ose reklamave për transmetim nga operatorët radioteleviziv ose botim në median e shkruar dhe për kontratat, për kohën e transmetimit, nga organet e administratës shtetërore” ka përgatitur një Ftesë për Negociatë, për t’jua drejtuar Organeve të mediave vizive/ Agjensive të specializuara për pjesëmarrje në procedurën me objekt: “Promovimi i TEDA Tirana në rrjetet sociale dhe Website, duke përfshirë krijimin e videove promovuese dhe reels me elementë animimi, zhvillimin e përmbajtjes (content) dhe menaxhimin e fushatave ADS.”

Mbetemi në pritje të ofertave tuaja të cilat duhet të paraqiten pranë zyrës së TEDA Tiranë nga organet e medias vizive/agjencitë e specializuara, brenda datës 04.06.2026, ora 12:00. Paraqitja e ofertës pas këtij orari nuk do të pranohet.

Adresa: Rruga “Ndre Mjeda”, Kompleksi Kontakt, Objekti Lyra 1, Njësia e Shërbimit 2014, Tiranë.

Faleminderit

TEDA Tirana

Per me shume informacion