THIRRJE PËR BASHKËPUNIM – Video Editor i Jashtëm

Pozicioni: Video Editor (bashkëpunim i përkohshëm)
Vendndodhja: Tiranë (me mundësi bashkëpunimi në distancë)


Detyrat kryesore:

  • Konceptimi dhe montimi i videove prezantuese institucionale (1-3 minuta), me fokus në inovacionin, teknologjinë.
  • Përgatitja e versioneve të shkurtuara për rrjete sociale.
  • Përshtatja e materialeve video në formatet e nevojshme për përdorim në ekran të madh (LED).
  • Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e komunikimit dhe drejtuesit e projektit për të reflektuar mesazhin dhe imazhin e duhur.

Kriteret që duhet të plotësojë kandidati i përshtatshëm:

  • Të ketë eksperiencë të dëshmuar në montazh video, preferohet në kontekste institucionale, evente ose fushata promovuese.
  • Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e Adobe Premiere Pro, After Effects.
  • Aftësi të mira kreative dhe për të transformuar mesazhe strategjike në materiale vizuale tërheqëse dhe efektive.
  • Aftësi për të respektuar afatet dhe për të punuar në mënyrë të pavarur, por edhe në bashkëpunim me ekipin.

Si të aplikoni:

Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë brenda datës 5.06.2025

  • CV-në profesionale
  • Portofol me 2-3 punime të mëparshme të ngjashme (link)

Dokumentet të dërgohen në adresën: teda.tirana@tirana.al
Subjekti i emailit: Aplikim për Video Editor

Shënim: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për intervistë ose diskutim të mëtejshëm.